Policia aksion në Kukës, nën hetim 10 biznesmenë, rrezikojnë deri në 8 vite burg

0

Policia e Kukësit po zhvillon një operacion në bar-kafe dhe restorante të paregjistruara në organet tatimore dhe me punonjës të paregjistruar.

Gjatë aksionit janë proceduar penalisht 10 biznesmenë, të cilët kanë rezultuar duke punuar në paligjshmëri.

Personat e proceduar po hetohen për fshehje të të ardhurave dhe punësim të paligjshëm. Ata rrezikojnë deri në tetë vite burg.