Policisë i humbin 200 kg marijuanë: I hëngrën minjtë

0

Policia në Indi ka fajësuar minjtë për shkatërrimin e afro 200 kg kanabis të sekuestruar nga tregtarët dhe të mbajtur në stacionet e Policisë.

“Minjtë janë kafshë të vogla dhe ata nuk kanë frikë nga policia. Është e vështirë të mbrosh drogën prej tyre,”- tha një gjykatë në Uttar Pradesh. Por megjithatë trupi gjykues nuk u bind nga kjo gjë pasi është hera e tretë që droga shkatërrohet nga brejtësit dhe për këtë arsye kërkon prova të mëtejshme.

Në një rast tjetër që përfshinte 386 kg drogë, Policia paraqiti një raport duke thënë se “një pjesë” e kanabisit ishte “ngrënë nga minjtë”. Edhe këtë herë, Policia nuk kishte ekspertizë për t’u marrë me këtë çështje pasi minjtë ishin “shumë të vegjël”. Mënyra e vetme për të mbrojtur mallrat e sekuestruara nga “minj të tillë të patrembur”, shtoi ai, ishte të shitej droga dhe të ardhurat që do t’i shkonin qeverisë.

Deputeti Singh, një zyrtar i lartë i policisë së qarkut Mathura, u tha gazetarëve se një pjesë e marijuanës së ruajtur në stacionet e policisë në afërsi të tij ishte “dëmtuar për shkak të shirave të dendur” dhe nuk ishte shkatërruar nga minjtë.

Në vitin 2018, 8 oficerë policie argjentinase u pushuan nga puna pasi fajësuan minjtë për zhdukjen e gjysmë ton kanabis nga një magazinë policie. Por ekspertët kundërshtuan pretendimin, duke thënë se kafshët nuk kishin gjasa të ngatërronin drogën me ushqimin dhe nëse një grup i madh minjsh do ta kishin ngrënë atë, shumë prej tyre do kishin ngordhur në magazinë.

Një studim i publikuar në vitin 2019 zbuloi se kur minjtë e laboratorit iu dha brumë i lidhur me kanabis, ata bëheshin më pak aktivë dhe temperatura e trupit të tyre uljen ndjeshëm./BBC

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu