Udhëheqësi danez i partisë së ekstremit të djathtë, Stram Kurs, ka djegur një kopje të Kuranit të shenjtë. Ngjarja ka ndodhur në një zonë shumë të populuar me myslimanë në Suedi.
Sipas mediave vendase mësohet se Rasmus Paludan, i shoqëruar nga policia, shkoi në një hapësirë të hapur publike në Linkoping jugor dhe dogji librin e shenjtë mysliman, duke injoruar personat të cilët ndodheshin aty.
Rreth 200 demonstrues u mblodhën në shesh për të protestuar. Grupi i kërkoi policisë të mos lejojë liderin racist të kryejë veprimin e tij, mirëpo policia injoroi thirrjet e tyre.