SHBA- Politikania amerikane Anna Paulina Luna, ka bërë një postim në rrjetet sociale në lidhje me akuzat e ngritura ndaj miliarderit George Soros, se është iniciatori i përpjekjeve për të destabilizuar qeveritë konservatore dhe për të promovuar axhendat e së majtës ekstreme. Në profilin e saj në platformën “X”, Luna ka ngritur pyetje se përse Kongresi nuk e ka thirrur kurrë në gjyq George Soros-in.
“Pyetje e sinqertë: Pse Kongresi nuk e ka thirrur kurrë më parë George Sorosin në gjyq? Pse jam unë e para që e ngre këtë çështje? Kjo duhej të ishte bërë shumë kohë më parë”, shkruan Luna.
Soros është kritikuar dhe akuzuar për financimin e lëvizjeve radikale, duke përfshirë ato të lidhura me politikat e kufijve të hapur, prokurorët radikalë që refuzojnë të burgosin kriminelë të dhunshëm dhe fushatat e prokurorëve të distriktit të ekstremit të majtë që synojnë riformësimin e sistemit të drejtësisë në SHBA.
Gjithashtu ai është akuzuar për transaksionet që kanë kaluar nga Departamenti Amerikan i Shtetit drejt fondacionit të tij, fonde këto që dyshohet të kenë kaluar përmes USAID dhe që janë përdorur në mbështetje të politikave dhe interesave të miliarderit, në vende të ndryshme të botës.