Politikat kundër emigrantëve, Britania mendon tërheqjen nga konventa për të drejtat e njeriut

0

Britania e Madhe mund të tërhiqet nga konventa për të drejtat e njeriut, pjesë e së cilës ka qenë për 70 vjet, në mënyrë që të çojë përpara politikat e ashpra të migracionit te bllokuara nga gjykatat.

Kryeministri Rishi Sunak, kërkon të deportojë në Ruanda, këdo që hyn ilegalisht në Britaninë e Madhe, por plani është përballur me një sërë sfidash ligjore.

Kjo ka bërë që disa konservatorë të kërkojnë largimin nga konventa europiane për të drejtat e njeriut, në mënyrë që ta kenë më të lehtë të implementojnë planin.

Ministri i emigracionit, Robert Jenrick tha se qeveria do të bëjë gjithçka të nevojshme që politikat të zbatohen, kur u pyet mbi mundësinë e tërheqjes nga konventa. Megjithatë ai këmbëngul se plani nuk bie ndesh me të.

Pavarësisht nënshkrimit të një ujdie mes Britanisë së Madhe dhe Ruandës për sistemimin e emigrantëve atje në prill të 2022-shit, asnjë deportim nuk ka ndodhur deri më tani, ndërsa pritet një tjetër sfidë ligjore në gjykatën e lartë.Shefja e Jenrick, sekretarja e shtetit për çështjet e brendshme, Suella Braverman e ka shprehur me herët dëshirën për të tërhequr Londrën nga konventa, të cilën ndihmoi të hartohej dhe nënshkroi në  vitin 1953.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu