Polonia refuzon të luajë kundër Rusisë ‘play-off’ e Kupës së Botës

0

Polonia nuk do të luajë play-off-in e Kupës së Botës 2022 me Rusinë në Moskë më 24 mars për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, ka thënë presidenti i federatës polake të futbollit.

“Nuk ka më fjalë, është koha për të vepruar,” tha Cezary Kulesz.

Ai tha se Polonia po fliste me federatat e futbollit çek dhe suedez për t’i paraqitur një qëndrim të përbashkët organit qeverisës botëror FIFA.