Më pak se 10% e popullatës e infektuar”/Dyshohet se janë 4 raste me Covid e ri në Elbasan

0

Variantet e reja të SarsCov2 kanë ngritur alarmin në shumë shtete. Që nga momenti që ato janë identifikuar nga shkencëtarët dhe profesionistët e shëndetit, autoritetet vendimmarrëse kanë intensifikuar masat kufizuese për mospërhapjen e tyre tek popullata.

Aktualisht variantet për të cilat po flet e gjithë bota dhe që vlerësohen si të rrezikshme vazhdojnë të mbeten: Varianti Britanik, Varianti i Afrikës së Jugut dhe ai i Brazilit.

Deri tani autoritetet shëndetësore në Shqipëri nuk kanë dalë më një deklaratë zyrtare nëse është izoluar ndonjë nga këto variante, por nuk e kanë mohuar që ka sinjale se ndonjë prej tyre qarkullon edhe në vendin tonë dhe këtë e lidhin me shtimin e menjëhershëm të numrit të infektuarve dhe uljen e grupmoshës së të prekurve.

Javët e fundit është shtuar shumë numri i të rinjve nga mosha 15-34 vjeç që janë infektuar nga Covid-19 dhe që kanë kërkuar trajtim spitalor.

Epidemiolog i gjenomikës dhe nutrigjenomikës në Akademinë e Shkencave Hungari bëri të ditur se në Shqipëri kemi më pak se 10 për qind të popullatës të infektuar me Covid.

Ai gjithashtu tha se nga informacionet që ka, janë evidentuar 4 raste me variantin e ri të Covid në Elbasan. “Nga informacionet që unë kam, ka dyshime se janë 3-4 raste, më duket në Elbasan”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu