Riçard Grenell e konsideroi rezultatin e zgjedhjeve lokale në Kosovë si “mesazh i fortë ndaj kryeministrit Albin Kurti për refuzimin e bashkëpunimit me SHBA-në”.
Në profilin e tij në “Tëitter”, ish-emisari i SHBA-së për zgjidhjen e dialogut Kosovë-Serbi gjatë presidencës së Donald Trumpit reagoi se qëndrimet kundërshtuese të Kurtit ndaj SHBA-së e dëmtoi në zgjedhjet lokale.
“Populli i Kosovës i dërgoi një mesazh të fortë Albin Kurtit se është e papranueshme të refuzosh SHBA-në, pastrimin e energjisë së rinovueshme dhe Marrëveshjet e Firmosura të Normalizimit Ekonomik”, shkruan ish-zyrtari i lartë amerikan Grenell.
Në zgjedhjet lokale të fundit në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje, që drejtohet nga kryeministri Albin Kurti fitoi vetëm 4 komuna nga 38 të tilla. Mediat dhe analistët në Kosovë e konsiderojnë këtë rezultat si ndëshkim ndaj qeverisë për performancën jo të mirë gjatë këtij mandate qeverisës.