Porositi 10 vrasje/ Kreu i bandës së drogës në Holandë kërkon të përfaqësohet vetë në gjyq, avokatja e tij vihet në pranga për pjesëmarrje në grup kriminal

0

HOLANDË- Ridouan Taghi, lideri i dyshuar i bandës që po gjykohet për rolin e tij në një varg vrasjesh, kërkon të përfaqësohet vetë në gjyq. Lajmi është konfirmuar nga avokati i tij i burgut Thomas van der Horst.

Taghi i ka shkruar gjykatës që po dëgjon rastin e vrasjes së bandave Marengo, teksa ka kërkuar të përfaqësohet vetë në seancën gjyqësore, pas arrestimit të avokates së tij Inez Weski. Ajo dyshohet se ka transmetuar informacione në emër të Taghit dhe është vënë në pranga, shrkuajnë mediat e huaja.

Taghi tha se do të ketë një mbështetje ligjore dhe është në kërkim të një avokati të ri. Ai pritet të përballet me burgim të përjetshëm për porositjen e një sërë vrasjesh. Weski është vetëm një nga disa avokatët që e kanë përfaqësuar atë gjatë procesit, i cili filloi në vitin 2019. Taghi është një nga 17 të dyshuarit në çështjen Marengo dhe ishte për disa vite njeriu më i kërkuar i Holandës.

Ai akuzohet se ka urdhëruar gjashtë vrasje midis 2015 dhe 2017 në të ashtuquajturën luftë të drogës “Mokro mafioze”. Ende nuk është e qartë se cili do të jetë ndikimi i arrestimit të ëeskit në gjyq. Çështja tani po mbyllet dhe vendimi do të shpallet më 20 tetor.