Portieri 17-vjeçar pëson 10 gola, por shpallet më i miri i ndeshjes

0

Denis Popov, portieri 17-vjeçar i ekipit rus, Rostov, ka vendosur një rekord të ri në këtë kampionat.

Djaloshit i duhej të zbriste në fushë me skuadrën e parë, pasi skuadra A është e izoluar nga koronavirusi.

Rostov u shkatërrua 10-1 nga Sochi gjatë së premtës, por portieri i ri vendosi një rekord të ri në Premierligën ruse.

Portieri 17 vjeçar regjistroi 15 pritje, përfshirë një penallti, rekord ky në këtë kampionat.

“Denis vodhi spektaklin dhe meritoi çmimin lojtari i ndeshjes”, thuhet në faqen zyrtare të Rostov.

Tingëllon e çuditshme, por pavarësisht se pësoi 10 gola, Popov ishte më i miri në fushë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu