I kishte dalë një nishan në kurriz por mjeku i tha asaj se s’kishte asgjë, vdes tragjikisht 26-vjeçarja

0

Zoe Panayi, nënë e dy fëmijëve me punë asistente radiografie në spitalin St. Mary në Isle of Wight, mori lajmin tragjik se kanceri i lëkurës i ishte shpërndarë.

Ajo ndërroi jetë tragjikisht, teksa më parë një mjek i kishte thënë se nuk kishte pse të shqetësohej për nishanin që kishte në kurriz.

Prej vitesh ajo kishte shfaqur shqetësime, por mjeku i sugjeroi heqjen e tij për arsye pamore.

Pasi gjendja e saj u përkeqësua, mjekët tentuan ta kuronin me imunoterapi e më pas e transferuan në spital.

Mamaja e të resë i ka bërë apel të gjithë të rinjve t’i marrin më seriozisht nishanet, për shkak të tragjedisë që i ndodhi të bijës.

Burimi: Daily Star| joq

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu