Portieri i ardhshëm i Interit bën aksident të rëndë, makina shkatërrohet plotësisht

0

Frikë, por për fat të mirë pa pasoja serioze, për Andre Onanën, portierin e Ajaksit, i cili nga sezoni i ardhshëm do të mbrojë portën e Interit.

Kamerunasi ishte protagonist i një aksidenti të frikshëm automobilistik nga i cili doli i padëmtuar. Makina e tij u shkatërrua plotësisht nga përplasja “kokë më kokë” me një tjetër fuoristradë.

Sipas raportimeve, personat e automjetit tjetër nuk njoftuan për lëndime të rënda. Onana është aktualisht në Kamerun për të luajtur “Play-Off”-in e Botërorit të Katarit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu