Portugalia miraton dozën e tretë të Covid për personat mbi 65-vjeç

0
Healthcare cure concept with a hand in blue medical gloves holding Coronavirus, Covid 19 virus, vaccine vial

Portugalia është vendi me numrin më të lartë të të vaksinuarve në botë, me 85% të popullsisë  që është vaksinuar plotësisht kundër Covid. Qeveria portugeze ka miratuar dozën e tretë të Covid për personat mbi 65 vjeç.

“Vaksinimi është një sukses i pamohueshëm  dhe ne arritëm të vaksinojmë  85% të popullsisë, kjo pasi qytetarët e Portugalisë ndoqën me besnikëri proçesin,” tha Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë.

Portugalia do të nisë vaksinimin e popullsisë me dozën e tretë duke filluar nga java e ardhshme. Në nivel kombëtar, të përpiluar nga Agjencia Franceze, Portugalia është vendi i parë në botë për numrin më të lartë të të vaksinuarve, më pas vjen Spanja (78%) dhe Singapori (77%).

“Ky është një rezultat i jashtëzakonshëm,” tha Jose Manuel Barroso, president i Aleancës së Vaksinave Gavi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu