Prag martese, futbollisti shqiptar në telashe/ Akuzohet se ka rrahur keq të dashurën

0

Mediat turke raportojnë se sulmuesi i Fenerbahçes, Mërgim Berisha dyshohet se ka dhunuar të dashurën e tij, Vesa Vllasaliu në rezidencën ku jetonin së bashku në Umraniye.

Sipas CNN turk, Gjykata ka pajisur me një urdhër mbrojtjeje Vllasaliun, duke detyruar futbollistin t’i qëndrojë larg, në të kundërt ai do të dënohet me burgim të detyrueshëm deri në 30 ditë.

Në ankesën drejtuar gjykatës thuhej se Vllasaliu dhe Berisha jetojnë së bashku që nga shtatori i vitit 2021 dhe planifikonin të martoheshin muajin e ardhshëm në kushte normale, por kjo e fundit e ka denjuar atë për dhunë fizik, e po ashtu e akuzon se e ka dëbuar nga banesa ku jetonin së bashku. Gjithashtu thuhet se Berisha nuk e ka lejuar as të marrë gjërat personal.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu