Prag tragjedie/ Makina bllokohet në përrua, 3 persona rrezikojnë të mbyten (Video)

0

Moti i keq ka përfshirë të gjithë vendin, duke krijuar edhe probleme.

Në bashkinë Kolonjë u shmang tragjedia, pasi tre banorë rrezikonin të mbyteshin në ujërat e përroit Prodan – Gjonc. Fatmirësisht, zjarrfikësit kanë ndërhyrë në kohë dhe kanë bërë të mundur shpëtimin e tyre, pasi lumi ishte i tejmbushur pas reshjeve të shumta të shiut.

Sipas shërbimit zjarrfikës të tre banorët kanë kërkuar të kalojnë mjetin e tyre tip fuoristrade nga njëra anë e përroit në anën tjetër por rrjedha e madhe e përroit ka rrezikuar seriozisht jetën e tyre, pasi të tre e kanë patur të pamundur të dalin nga fuoristrada.

Banorët kanë lajmëruar shërbimin zjarrfikës që ka ardhur në kohën e duhur në vendin e ngjarjes. Herë pas here në situata të rënduara me reshje të shumta shiu, ka dalja e përrenjve të fshatrave të bashkisë së Kolonjës, kjo edhe për shkak të dëmtimit të urave dhe mungesës së investimeve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu