Pranë i gjetën një libër/ Çfarë kishte shkruar Gjergj Mullalli në faqet e tij? Video

0

Gjergj Mullalli e kishte planifikuar me detaje vrasjen e bashkëshortes së tij.

Dje, ai qëlloi për vdekje bashkëshorten e tij, sot ai qëlloi veten e tij me një plumb në mjekër, që i shkaktoi edhe vdekjen në vend.

Pranë trupit të pajetë të 55-vjeçarit, uniformat blu gjetën dhe një libër, në faqet e të cilit ai kishte lënë shënimë të ndryshme.

Në një ndër rreshtat ai shkruante: Fillimisht do vras gruan, pastaj veten!

55-vjeçari vrau bashkëshorten Luiza Mullali, 46 vjeçe, për motive xhelozie, pasi kjo e fundit kishte nisur një proces divorci ndaj tij, pas 25 vitesh martesë nga e cila kishin sjellë në jetë 3 fëmijë, 2 vajza dhe 1 djalë. Por mbrëmë Mullalli e vrau dhe më pas e hodhi në një gropë septike, duke zgjedhur që të arratisej për disa orë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu