Një 45-vjeçar i arrestuar, rezulton i kërkuar për vrasjen e Roland Shembitrasit dhe plagosjen e Gjergji Kapaj në tetor 2017 në Glifadha, Athine.
Roland Shembtirasit policia shqiptare i sekuestroi para pak kohesh rreth 1 mln euro pasuri, u ekzekutua ne ambientet e “Joy Bar” ne zonën luksoze te Glifadhas në Athinë.
Bashke me të u plagos dhe Gjergji Kapaj dhe dy shtetas grekë. Media greke i referohet shtetasit shqiptar te arrestuar me pseudonimin “Taqi shqiptar” i cili konsiderohet një vrasës shume i rrezikshëm.
Urdhri i arrestit ndaj tij është lëshuar më 14 janar të këtij viti. Policia greke ka zbuluar se bashkëpunëtor i tij në vrasjen e Shembitrasit ishte dhe shtetasi grek Kostas Asimakopoulos, 38-vjec i njohur me pseudonimin “I ziu” ose “Jevgu” i cili është vrarë jashtë banesës së tij ne Iliupoli më 28 dhjetor të vitit 2020. Ky i fundit u zbulua se ishte prezent kur u vra shqiptari në 2017.
Si shkak i vrasjes, policia ka zbuluar se ishin konfliktet për trafikun e drogës dhe çështje të tjera të paligjshme.
Gjithashtu është zbuluar se 45-vjecari shqiptar është autor i gjobëvënies ndaj një tregtari makinash në shtator 2020 në Athinë. Ai ishte pjesëtar i një grupi prej 10 personash që i kërkonte tregtarit të kthente një shumë prej 10 mijë euro tek një pjesëtar i grupit të tyre pas një shit-blerje makine. Për këtë ata ushtruar dhunë tek tregtari dhe dy shtetas te tjerë dhe dëmtuan tre mjete me dëm total rreth 70 mijë euro. Për këtë kishte nisur çështja penale nga Prokuroria e Athinës më 11.01.2021.