Pranon humbjen? Lideri çeçen: Fatkeqësisht, disa kanë vdekur, u bënë heronj

0

Ramzan Kadyrov, udhëheqësi i rajonit rus të Çeçenisë dhe aleati i presidentit rus Vladimir Putin, ka pranuar se çeçenët janë vrarë në Ukrainë.

“Fatkeqësisht, ka tashmë humbje midis vendasve të Republikës Çeçene. Dy vdiqën, gjashtë të tjerë u plagosën në shkallë të ndryshme”, tha Kadyrov në Telegram, raporton ‘Alarabiya‘.

Kadyrov tha se luftëtarët çeçenë të vrarë “zgjodhën të bëheshin heronj”.

“Po, ata vrasin në luftë dhe kjo ishte zgjedhja e tyre e profesionit,” tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu