Maks Haxhia: Dënimi ishte vendim skandaloz. Nëse dënimi i Tahirit do të kënaqë dhe do të përmbushë pritshmëritë e opinionit shqiptar, le të quhet i përmbushur. Kjo gjykatë bëri atë që s’mund të bëhet nga pikëpamja juridike, sepse la ën fuqi vendimin e shkallës së parë duke bërë vetëm një ndryshim. Aplikimi i një gjëjë e tillë është hakmarrje dhe kënaqje e një pushteti gjyqësor.
Pyetje: Kush janë të kënaqur me këtë vendim?
Haxhia: E kam fjalën për misionin që ka marrë përsipër drejtësia. Shpërdorimi i detyrës nuk mund të shqyrtohet nga kjo gjykatë. Ishte non-sens të hiqej pezullimi. Nuk e dimë si do ta justifikojë gjykata.Tahiri i pati të gjitha mundësitë që edhe mos të vinte sot, por ai tregoi që është në dispozicion të drejtësisë. Do të dërgohet te drejtoria e Policisë sonte.
Pyetje: Kërkuat paketa cigare për kë? Për ish-ministrin?
Haxhia. Unë si pi cigaret. Po (Për Ministrin )
Ju garantoj që ky vendim ishte për të njollosur Tahirin. Nëse Saimir Tahiri arrestoht si simbol për korrupsionin, atëherë të gjithë pushtetarët duhet të vishen trashë në kohë dimri.