P*rdhunuan në grup një 18-vjeçare, arrestohen dy shqiptarë në Itali

0

Dy shqiptarë janë arrestuar në Perugia dhe një i tretë ka detyrim paraqitjeje në policinë gjyqësore për pengmarrje dhe dhunë seksuale në grup ndaj një 18-vjeçareje me origjinë nga Bregu i Fildishtë.

Hetimet nisën nga policia e Perugias pas denoncimit të bërë nga e reja e gjetur në Strada del Pantano, e shtrirë përtokë, duke qarë, me një thikë kuzhine pranë saj. Ajo u transportua në spital ku u shtrua në repartin e gjinekologjisë.

Sipas asaj që tregoi 18-vjeçarja, policët arritën të zbardhnin ngjarjen e ndodhur pak orë më herët.

Një shqiptar, të cilin e kishte njohur më parë, ishte ofruar ta shoqëronte nga një komunë në provincën e Arezzos, ku banon afrikania, në Firence.

Ai e mori nga shtëpia e saj dhe me një arsye banale e çoi në një banesë, në periferi të Perugias, brenda së cilës ishin dy shqiptarët e tjerë.

Aty e reja u mor me zor e u detyrua të konsumonte alkool në sasi të madhe e të merrte në mënyrë të përsëritur kokainë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu