Në Spanjë, aty ku i adhurojnë ndeshjet në oraret e vona, duket se kanë nisur të shfaqin pakënaqësitë e para. Mediat e Madridit dhe ato të Barcelonës kanë kritikuar orarin e takimit të kthimit të vlefshëm për gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit.
Takimi i kthimit në Barcelonë do të luhet më 5 prill 2023 në orën 22:00. Pikërisht ky orar në mesjavë ka sjellë shumë kritika. Gazeta “Mundo Deportivo” në një editorial të saj e ka cilësuar të pakuptimtë caktimin e këtij takimi në mesjavë në orën 22:00.
“Të vendosësh një takim në një ditë jave, në orën 22:00, është absurditet. Të vendosësh një ndeshje që mund të ketë kohë shtesë dhe penallti në orën 22:00 është marrëzi”, ka komentuar gazetari Havie Bosh.
PANORAMASPORT.AL