Prefekti i Kukësit lirohet nga detyra, ja kush e zëvendëson?

0

TIRANË-Agron Geca është liruar nga detyra si prefekt i qarkut të Kukësit. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.

Në vendim bëhet gjithashtu me dije se Dritan Baji është emëruar pasues i tij.

NJOFTIMI I PLOTË:

VENDIM

PËR

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË KUKËSIT

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5 të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Z. Agron Geca, prefekt i Qarkut të Kukësit, lirohet nga kjo detyrë.

2. Z. Dritan Baji emërohet prefekt i Qarkut të Kukësit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Agron Geca është zgjedhur në këtë detyrë në dhjetor të 2023. Brenda këtij viti në detyrën e prefektit janë emëruar 3 titullarë, Albert Halilaj, Granit Gjana dhe Agron Geca që ishte më i fundit.