“Prehu në paqe Gabriel”/ Kanceri i mori jetën 8-vjeç, tifozët e Interit nderojnë shqiptarin

0

Në takimin Inter-Liverpool që u zhvillua ditën e mërkurë për raundin kualifikues të Champions League, tifozët zikaltër shpalosën një banderolë në stadiumin ‘ Giussepe Meazza’. “Pusho në paqe Gabriel, luftëtar i vogël”.

Dedikimi ishte për 8-vjeçarin shqiptar Gabriel Çelaj i cili luante me të rinjtë e Lodit dhe ishte një tifoz i Interit. Gabrieli vdiq nga limfoma (lloj kanceri që prek sistemin limfatik). Ai luante në skuadrën e Gso San Fereolo Qyteti i Lodit, miq dhe të afërm e përshëndetën për herë të fundit vogëlushin të martën, në kishën e Robadello.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu