Prej disa orësh në SPAK, flet për mediat Ilir Meta: Ja për çfarë më pyetën

0

Kreu i PL-së Ilir Meta ishte i thirrur sot në SPAK.

Pas disa orësh në pyetje, ai deklaroi se ishte thirrur për çështjen e ÇEZ-DIA .

Ilir Meta: Kam patur një ftesë për të ardhur në SPAK prej disa ditësh për një çëhstje të filluar që në 2019, me burime të hapura.

Janë me dhjetëra kallëzime të mijat edhe si president i Republikës për ligje të veçanta, ligje në veçanti, apo denoncimin e Kuvendit që flasifikoi e ish-kryetarit të Kuvendit për shkarkimin e presidentit.

Sot kishte të bënte me çështe të ÇEZ-it dhe ÇEZ 10 që është përsëritur shumë herë në publik e që aktivizohet sa herë është Rilindja në krizë. Jam përgjigjur si një deklarues për rrethana të caktuara.

Kam dhënë sqarime që në 2015 pas një shkrimi të një kolege tuaj që manipulonte të dhënat e arbitrazhit në Vjenë për të ciëln kompania që mbronte shtetin shqiptar bëri një deklaratë publike. Meta nuk ka asnjë lidhje për marrëveshjen e nxjerrë, pasi është bërë kur kam qënë Ministër i Ekonomisë dhe nuk kishte asnjë lidhje me ÇEZ-in. Gjatë kohës që kam qënë ministër ÇEZ nuk ka përfituar asgjë nga qeveria, por kemi qënë dhe në debate të vazhdueshme apsi ata nuk po bënin investimet që kishin marrë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu