Premier League “gjunjëzohet” nga COVID-19, anulohen 5 takimet e fundjavës

0

Një cunami. Covid ka goditur Anglinë duke prekur edhe futbollin. Rritja eksponenciale e rasteve për përhapjen e variantit Omicron është shqetësuese.

Këtë fundjavë, 5 ndeshje të Premier League janë shtyrë për shkak se në pjesën më dërrmuese të skuadrave ka lojtarë të prekur nga virusi.

Më herët gjatë ditës u njoftua se ndeshja e Manchester United kundër Brighton, që do të luhej të shtunën u shty, ndërsa gjatë mbrëmjes Premier League konfirmoi se edhe 4 takime të tjera nuk do të luhen.