Viti 2021 plot suksese për Chelsean përfundon me një rezultat zhgënjyes. Kampionët e Europës nuk shkuan më shumë se 1-1 ndaj Brighton dhe duke u larguar ndjeshëm në luftën për titull. Futbollistët e nisën mirë takimin dhe rasti i parë erdhi në minutën e 17′ nga Azpilicueta por topi u përplas në shtyllë.
Megjithatë, avantazhi erdhi në minutën e 28-të, Lukaku fluturon për të goditur me kokë dhe çon shifrat në 1-0. Brighton nuk u dorëzua dhe krijoi disa mundësi me MacAllister dhe Bissouma, por të gjitha tentativat u pritën nga portieri Mendy.
Goli u duk çështje kohe ndikuar edhe nga ritmi i ulët i skuadrës së Tuchel.ëelbeck në minutën e 91′ shënoi golin e barazimit. Chelsea shkon kështu në vendin e tretë dhe ngadalëson ritmin për titull.