Elbasan – Në një ngjarje emocionuese, filmi “Nënë, Dashuria dhe Ndarja” u shfaq mbrëmjen e djeshme në Hotel Skampa, me një pjesëmarrje të madhe nga qytetarët dhe dashamirësit e kinemasë. Ky film i veçantë trajton temën e nënave që janë të ndara nga fëmijët e tyre, të cilët janë bërë pjesë e organizatës MEK, duke pasqyruar sfidat dhe dhimbjen e këtyre marrëdhënieve të ndara.
Projekti filmi është realizuar me mbështetje nga Shoqata Nejat, e cila ka kontribuar në mundësimin e produksionit të këtij filmi me mesazhe të fuqishme sociale dhe emocionale.
Në rolin kryesor luan aktorja Erisa Idrizi, e cila ka interpretuar me shumë ngjyrime dhe ndjenja karakterin e saj sebashku me nena të shkatërruara nga ndarja me fëmijët e tyre. Filmi është realizuar nën producentin Aldo Sulollari, një emër i njohur në industrinë e filmit dhe mediave në Shqipëri.
Ky film ka tërhequr një vëmendje të madhe dhe është pritur me entuziazëm nga publiku, i cili ka vlerësuar lart mesazhin e tij të fuqishëm dhe ndikimin emocional që ka lënë tek ata.Infoweb Media