“Pres dorëheqje masive nga Kadastra”, Rama porosi Bicit: Mos bëni më asnjë ndërhyrje për askënd, punonjësit duhet të jenë…

0

“Pres dorëheqje masive nga Kadastra dhe nga ana tjetër drejtorja e ka shumë të qartë. E para punonjësit e kësaj banke duhet të jenë bankierë prandaj do iu lutesha shumë mos të bëni më asnjë ndërhyrje për askënd. Se ky na ka sjellë aq vota, e ai na ka sjellë triumfin, se na duhet për të marrë fitoren.

E dyta, pagat. Rritja e pagave të Kadastrës do jetë shumë e konsiderueshme sepse punonjësit duhet të paguhen nga shteti dhe jo nga qytetarët. Për këtë kemi diskutuar. Përfitoj nga rasti t’u bëj apel atyre që janë profesionistë në ato profesione që Kadastra i kërkon”- tha Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu