Presidenti Begaj një mesazh urimi për Ditën e Verës, kujton se si e festonte në vendlindjen e tij

0

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Bajram Begaj ka uruar të gjithë shqiptarët në kuadër të ditës së Verës.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Begaj kujtoi 14 marsin e tij ndër vite me notalgji duke ripërmendur tradita.

Bashkëngjitur, ai shpërndau edhe një video me simbolin e “Ditës e Verës” së fëmijërisë së tij.

“Në fëmijërinë time, 14 Marsi niste me të vegjlit që shpërndanin në çdo shtëpi një plis me grurë të sapombirë, degë ulliri dhe degë lule kumbulle. Kjo bëhej për të uruar një pranverë të begatë, të paqtë dhe të gëzuar.

Mbarësi, begati dhe gëzim sjelltë kjo festë në çdo shtëpi shqiptare”, shkruan Presidenti i Republikës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu