Presidenti Begaj pret homologen e Kosovës, Vjosa Osmani në Tiranë! Zbardhet axhenda e takimit

0

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj do të presë me ftesë të tij në Tiranë, në një vizitë shtetërore në datat 4-5 shtator 2023 Presidenten e Republikës së Kosovës, Sh.S.Znj. Vjosa Osmani.

Më poshtë gjeni disa nga detajet e programit në Institucionin e Presidentit të Republikës, të kësaj vizite, e cila zhvillohet në një moment të rëndësishëm për dy shtetet tona dhe për rajonin.

04 shtator 2023

10:00 – Ceremonia Zyrtare e Mirëseardhjes në Institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Vijohet me takimin mes dy Presidentëve dhe më pas takimin e zgjeruar mes delegacioneve.

11:40 – 12:05 Konferencë për shtyp e dy presidentëve.

Përgjatë qëndrimit në Shqipëri, Presidentja Osmani ka parashikuar edhe takime të tjera të nivelit të lartë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu