Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Opozita do të nisë negociatat për zgjedhjen e Presidentit të ri të Shqipërisë, në momentin që kryeministri Edi Rama, do të vendosë t’ia lërë Opozitës. I ftuar në “Politik”, Berisha tha se Rama ka dhunuar zgjedhjet dhe se ndoshta për këtë arsye ka vendosur që t’ia lërë Opozitës Kreun e Shtetit. Ai shtoi se do të therrasë edhe Këshillin Kombëtar të PD-së, në momentin që do ta krijojë atë.
“Në qoftëse Rama vendos që t’ia lërë Opozitës Presidentin për shkak të dhunimit të zgjedhjeve, Opozita do të nisë negociatat me të gjitha partitë dhe do të ofrojë emrin. Emra të servirura nga Rama, nuk pranohen. Vendimet për çështjet madhore politike nuk i merr as kryetari që nuk ekziston, por Këshilli Kombëtar. Kuvendi e zgjedh Këshillin Kombëtat dhe sapo ta zgjedhim, do ta thërrasim,”- tha Berisha ndër të tjera.