Presidenti Cerezo: “Simeone është trajneri më i paguar në botë sepse e meriton”…

0

SPANJE – Diego Simeone rinovoi kontratën e tij me Atlético Madrid javën e kaluar, duke qëndruar tashmë i lidhur me klubin deri në vitin 2027, gjë që nëse e përmbush atë, do të thotë se argjentinasi do të qëndrojë te ‘bardhekuqtë’ madrilenë për 16 vjet.

Vazhdimësia e Simeones nënkupton një investim prej 40 milionë eurosh bruto në vit nga Atlético, shifra që e bëjnë argjentinasin trajnerin më të paguar në planet, situatë që u komentua nga Enrique Cerezo, presidenti i skuadrës madrilene.

“Diego Simeone është trajneri që i ka dhënë Atléticos më shumë tituj. Është e vërtetë që është më i paguari në botë, por kjo sepse e meriton dhe ka mbështetjen tonë të plotë. Ne e paguajmë këtë shumë sepse mundemi, ‘Cholo’ është një trajner shumë i veçantë. Jam i sigurt se do të vazhdojë të jetë shumë i suksesshëm”, tha Cerezo, në një intervistë për Radio Marca.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu