Presidenti Erdoğan shërohet nga COVID-19

0

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdo?an, ka rezultuar negativ në testet e fundit për COVID-19 pasi u infektua javën e kaluar, dhe ai nuk i ka më simptomat e sëmundjes, tha mjeku i tij.

Dr. Serkan Topalo?lu tha se presidenti Erdo?an nuk ka pasur asnjë simptomë të virusit gjatë ditëve të fundit, ndërsa zonja e parë Emine Erdo?an ka “simptoma shumë të lehta”.

“Testet PCR që kemi bërë dy ditët e fundit kanë rezultuar negative. Mendoj se presidenti ynë do t’i rikthehet programit të tij rutinë shumë shpejt, madje nesër”, tha Topalo?lu.

Erdo?an kishte njoftuar të shtunën se ai dhe zonja e parë Emine Erdo?an kishin rezultuar pozitivë me variantin Omicron të koronavirusit.