Presidenti Erdogan “sulmon” Greqinë: I hidhni emigrantët në det, ne u hapim derën

0
President of Turkey Recep Tayyip Erdogan makes a statement after chairing the cabinet meeting in Ankara, on December 14, 2020. (Photo by Adem ALTAN / AFP) (Photo by ADEM ALTAN/AFP via Getty Images)

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, gjatë deklaratave të përbashkëta me Kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban ka kërcenuar Greqinë me hapjen e kufirit greko-turk për refugjatët.

“Obsesioni i saj kaloi çdo kufi”, ish-partneri i Klodiana Çelos: Akuzoi dhe mua për…
“Një shtëpi kaq e bukur!”, çifti izraelit e pëson pas fotos së pallatit të Erdoganit
Kjo ka zgjuar reagime të forta në mediat në Greqi si In.gr, të cilat kanë thënë se Presidenti turk ka akuzuar dhe ka kërcënuar gjithë guxim Greqinë me hapjen e kufijve sipas tyre.

Presidenti turk ka pohuar se është mosmirënjohëse të thuhet se Turqia është burimi i problemit, ndërsa vendi i tyre pret rreth 5 milionë refugjatë.

“Nëse hapim kufijtë, nuk e di se çfarë do të pësojë Greqia, nuk e di se çfarë do të bëjë Greqia. Për më tepër, Greqia është vendi që fundos varkat e refugjatëve në Egje dhe Mesdhe dhe i dënon me vdekje. Z. Mitsotakis dhe të pranishmit e kalojnë ditët e tyre duke gënjyer dhe duke mos u sjellë me ndershmëri dhe për këtë arsye nuk ngjallin besim në rajon”, tha ai me guxim të tepruar sipas medias greke.

Në të njëjtën kohë, presidenti turk shprehu zemërimin e tij të fortë për praninë amerikane në Aleksandropolis dhe bazat amerikane në Greqi, duke pohuar ndër të tjera se e gjithë Greqia është kthyer në një bazë amerikane.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu