Ditën e djeshme Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan mbërriti për vizitë në Mal të Zi.
Sot ai ka shkuar të vizitojë Ulqinin dhe ajo që ka bërë dallimin në këtë vizitë ka qenë mikëpritja e ngrohtë e shqiptarëve të Ulqinit.
Presidenti turk të premten zhvilloi një vizitë në Bosnjë e Hercegovinë, gjatë së cilës ai vizitoi Varrezat e Dëshmorëve Kovaçi në Sarajevë, hapi Xhaminë e Bashçarshisë dhe fali namazin e xhumasë.
infowebtv.com