Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes Elez Gjoza dekorohet për përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në Botërorin e Bahreinit

0

Gjatë Kampionatit Botëror të Peshëngritjes, i cili po zhvillohet në Bahrein nga 6 deri më 15 dhjetor 2024, Presidenti i Federatës së Peshëngritjes së Bahreinit, Eshaq Ebrahim Eshaq, nderoi Presidentin e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes (FSHP), Elez Gjoza, me një dekoratë për kontributin dhe përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare të këtij sporti.Ky gjest vjen si vlerësim për përpjekjet e FSHP-së nën drejtimin e Presidentit Gjoza,e cila ka arritur suksese të shumta dhe ka ndihmuar në përforcimin e marrëdhënieve me federatat ndërkombëtare të peshëngritjes.Briken Calja, në Botërorin e Bahreinit ishte një ndër peshëngritësit më të spikatur shqiptarë.Ai garoi në kategorinë 73 kg në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes. Calja arriti një rezultat të shumë të mirë në stilin e shkëputjes, duke ngritur 153 kg dhe duke u renditur i katërti në këtë stil, një arritje e denjë në një garë të nivelit të tillë elitar.Megjithatë, në stilin e shtytjes, për fat të keq, Calja nuk arriti të realizojë asnjë provë të vlefshme, duke e përfunduar garën vetëm me rezultatet e arritura në shkëputje. Kjo tregon njëherazi përpjekjen dhe guximin e tij, por edhe sfidat e mëdha që përballojnë sportistët në gara ndërkombëtare të këtij kalibri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu