Zohreh Koudaei është aktualisht njëra ndër protagonistet e rrejteve sociale, pasi si sportiste që është ka dyshime trë forta për gjininë e saj.
Në ndeshjen mes Jordanisë dhe Iranit, të gjithë e patën vëmendjen tek portieraja iraniane e cila sa i përket imazhit është konsideruar si e dyshimtë.
Iranianet fituan me rezultat 4-2, derisa Koudaei priti jo një, por dy penallti në këtë përballje, dhe pikërisht këtu filluan edhe më tepër dyshimet për gjininë e saj.
Tani është hapur një debat i madh në lidhje me këtë situatë të krijuar dhe presidenti i Federatës së Futbollit të Jordanisë, Princi Ali Bin Al-Hussein, i cili në të kaluarën kishte qenë nënkryetar i FIFA-s, bëri një postim në Twitter që ndezi situatën.
Në tekst thuhet se duhet të bëhet një hetim i plotë dhe verifikim të gjinisë së portieres iraniane, duke sugjeruar thuajse shprehimisht se në fakt bëhet fjalë për një burrë dhe jo për një grua.