Presidenti i Lituanisë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Gitanas Nausėda thotë se ka në plan të dërgojë ushtrinë për të mbrojtur kufijtë në rast se Rusia vendos që të pushtojë dhe vendin e tij. Ndërkohë Kaja Kallas, kryeministrja e Estonisë – vend që kufizohet me Rusinë – i tha BBC se do të ndihmonin Ukrainën me çfarë të mundnin, duke përfshirë mbështetjen politike dhe duke dërguar armë.
Kallas ndërkohë i është drejtuar edhe popullit të saj, duke i këshilluar që të qëndrojnë të qetë dhe thotë se aktualisht nuk ka asnjë kërcënim në kufijtë e Estonisë.