Presidenti i Republikës, Ilir Meta i është përgjigjur sërish akuzave të kreut të PD-së, Lulzim Basha

0

Kreu i Shtetit u shpreh se “nëse unë ngelem në dorën e zotit Basha për të më zgjidhur hall, halli kur mos pastë keqardhje për Ilir Metën”.

Po ashtu, Presidenti Meta deklaroi nëse Berisha ka shkuar vetëm njëherë në shtëpinë e tij, Basha me muaj të tërë.

“Berisha vetëm një herë ka qenë në shtëpinë time, Basha ka qenë me muaj të terë po ti numërosh, me gjithë familjen e vajzën e njerëzit e tjerë të afërt. Nuk ka pasur as politikanë të majtë saç ka qenë Basha në shtëpinë time.

Në planin politik dihen ato oshilacionet ose ato probleme. Unë nuk jam i habitur për këto zhvillime.

Unë jam habitur për trekëndëshin e Bermudës, por mendova mos ishte ai deputeti i PS të Vlorës në Parlament.

U habita farë kur më thanë që ai më kishte ndihmuar mua si president, por unë e kisha dëmtuar atë dhe PD.

Unë si president i Republikës, jam gati të jap llogari në çdo kohë. Në datën 11 që e ka lajmëruar anëtarësia Kuvendin, në 18 kur e ka lajmëruar kryesia, kur të kenë dëshirë, 100 metra është Presidenca nga Pallati i Kongreseve. Jam i hapur në respektin kryesor të vlerave të PD.

Unë nuk kam patur dhe nuk kam asnjë hall. Nëse unë ngelem në dorën e zotit Basha për të më zgjidhur hall, halli kur mos pastë keqardhje për Ilir Metën, por dikush tjetër duket që është në hall që zgjedh bojkotin dhe ka vendosur të shpallë përgjithmonë humbjen në fitore”, tha Meta për Syri Tv.

Po ashtu, Presidenti u shpreh se kreu i PD-së, i është lutur atij që ta shpëtojë për të shtyrë zgjedhjet vendore.

“Per zgjedhjet vendore, Basha me eshte lutur: “Aman te lutem me shpeto!”. “Aman te lutem te shtyhen zgjedhjet!”. Me erdhi shume keq per gjendjen ku ndodhej. Erdhi ne Gjermani, ku une ndodhesha per vizite zyrtare, sepse gjermanet e thirren dhe i terhoqen veshin: “Nuk duam asnje shashke!”, “Nuk duam me dhune ne mitingje!”. Pse? Sepse gjermanet kishin vullnetin te na ndihmonin per hapjen e negociatave me BE”, u shpreh Presidenti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu