Presidenti i ri, Boçi: Asnjë vendim pa pyetur grupin parlamentar!

0

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka reaguar në lidhje me debatin për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit. Në një postim në rrjetet sociale, Boçi shkruan se zgjedhja e Presidentit është një çështje thelbësore e shtetit dhe e marrëdhënieve politike midis mazhorancës e opozitës.

Deputeti shton se kryeministri Edi Rama mund edhe ta ta zgjedhë e ta uzurpojë me votat e tij, Presidencën, por që Opozita nuk do ta mbështesë asnjeherë. Ai shton se përsa i përket emrit, PD-ja do të dalë me një vendim të marrë nga grupi parlamentar dhe jo individualisht.

“Çështja e zgjedhjes së Presidentit është një çështje thelbësore e shtetit dhe e marrëdhënieve politike midis mazhorancës e opozitës. Rama mund ta zgjedhë e ta uzurpojë me votat e tij insititucionin e fundit të pa rënë në duart e tij, por ai s’mund të ketë mbështetjen e opozitës as dhe t’i shmanget kundërshtisë politike në opinion nga opozita, nëpërmjet gjoja “axhendave parlamentare”. Askush nuk ka të drejtë të parapërcaktojë individualisht, pavarësisht pozicionit, mënyrat dhe rrugët e reagimit të Partisë Demokratike. Çdo vendimarrje duhet të jetë kolegjiale. Së pari ajo i nështrohet diskutimit në Kryesinë e Grupit parlamentar. Çdo qëndrim apo deklaratë jashtë kësaj vemdimmarrje, është krejtësisht individuale dhe si e tillë e pa vlerë,”- shkruan Boçi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu