Komentet erdhën pasi Biden sapo kishte mbyllur një konferencë të përbashkët shtypi me guvernatorin e Floridës, Ron DeSantis.
SHBA- Presidenti Joe Biden u kap duke sharë në një bisedë në dukje të qetë me një kryebashkiak lokal gjatë vizitës së tij në Florida për të vëzhguar dëmin e shkaktuar nga uragani Ian.
“Askush nuk **** me Biden,” i tha presidenti kryebashkiakut të Fort Myers Beach, Ray Murphy, në një klip të shpërndarë në mediat sociale.
“Po, ke të drejtë”, tha Murphy në përgjigje.
POTUS: “No one fucks with a Biden”pic.twitter.com/6aGqrZfA0q
— Alex Thompson (@AlexThomp) October 5, 2022
Dyshja më pas qeshën, shtrënguan duart dhe u ndanë. Është e paqartë se çfarë po diskutonin. Komentet erdhën pasi Biden sapo kishte mbyllur një konferencë të përbashkët shtypi me guvernatorin e Floridës, Ron DeSantis.
Biden është dëgjuar të shajë në disa raste, duke u bërë më pas viral./Businessinsider