Presidenti iranian bisedë telefonike me Erdogan, Pezeshkian paralajmëron: Agresioni izraelit do të përballet me një përgjigje më të ashpër

0

IRAN- Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian paralajmëron se do të ketë një përgjigje më të ashpër dhe më të fuqishme nëse Izraeli vazhdon të sulmojë vendin e tij. Ai theksoi se vazhdimi i agresionit do të përballet me një përgjigje më të ashpër dhe më të fuqishme nga forcat e armatosura iraniane.

Kjo deklaratë e presidentit ka ardhur gjatë një telefonatë me kryeministrin pakistanez Shehbaz Sharif. Pezeshkia gjithashtu ka zhvilluar një bisedë telefonike edhe homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan. Ata diskutuan për konfliktin Izrael-Iran, si dhe çështje rajonale dhe globale.

Erdogan shprehu dënimin e tij më të fortë për sulmet e Izraelit ndaj Iranit dhe shprehu ngushëllimet e tij për popullin iranian për vdekjet. Në të njëjtën kohë, ai thuhet se vuri në dukje se Izraeli përbën një rrezik të madh për të gjithë rajonin.