Presidenti italian refuzon dorëheqjen e Mario Draghit: Të bëhet vlerësim i situatës

0

Presidenti i Republikës ftoi Kryeministrin Mario Draghi që të paraqitet në Kuvend, në mënyrë që të bëhet një vlerësim i situatës së krijuar pas rezultateve të seancës së mbajtur sot në Senatin e Republikës.
Kreu i shtetit, Sergio Mattarella, mësohet se ka refuzuar dorëheqjen e kryeministrit Mario Draghi. Presidenti i Republikës ftoi Kryeministrin Mario Draghi që të paraqitet në Kuvend, në mënyrë që të bëhet një vlerësim i situatës së krijuar pas rezultateve të seancës së mbajtur sot në Senatin e Republikës.

“Presidenti i Republikës, Sergio Mattarella, priti sot në mbrëmje në Palazzo del Quirinale Presidentin e Këshillit të Ministrave, Prof. Mario Draghi, i cili dha dorëheqjen nga qeveria që ai drejtonte, i cili megjithatë nuk pranohet nga kreu i shtetit,” thuhet në njoftimin e Presidencës italiane.

Mattarella i ka kërkuar Draghit që sërish t’i drejtohet parlamentit javën e ardhshme për të parë nëse ai ka shumicën e nevojshme për të qëndruar. Nga mediat italiane bëhet me dije se seanca e radhës do të mbahet të mërkurën tjetër, ku dhe pritet të vendoset fati i qeverisë Draghi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu