Presidenti Meta i dhuron Bibliotekës Kombëtare 12 libra autorësh arbëreshë

0

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta i ka dhuruar Bibliotekës Kombëtare 12 libra autorësh arbëreshë me vlerë të madhe historike, letrare e gjuhësore.

Meta zhvilloi një vizitë zyrtare në Rajonin e Siçilisë, ku u takua me Komunitetin Arbëresh, krerët fetarë, përfaqësuesit lokalë të zgjedhur prej tyre dhe me profesorët e Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe të Universitetit të Palermos, të cilët i dhuruan libra arbëreshë me vlera historike. 12 librat do i përkasin Bibliotekës tonë Kombëtare, vepra si “Apologia Istorica” nga At Giorgio Guzzetta, dy vepra të Zef Skiroit, një prej të cilave “Të dheu i huaj”.

Po ashtu Kreu i Shtetit i dhuroi Bibliotekës Kombëtare edhe kryeveprën epike shqiptare “Lahuta e Malcis” nga At Gjergj Fishta, një botim i vitit 1973 në gjuhën italiane, nga Qendra e Studimeve Shqiptare të Universitetit të Palermos, si dhe librin, studim kritik nën kujdesin e Profesorit të mirënjohur arbëresh Matteo Mandalà të veprës “E Mbsuame e Krështerë” të Lek Matranga të vitit 1592.

Libri “E Mbsuame e Krështerë” ka një rëndësi të veçantë historike, gjuhësore dhe letrare, duke qenë dokumenti më i vjetër në variantin toskë të letërsisë shqipe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu