Gjithnjë e më shumë, mediat ndërkombëtare e kanë kthyer transferimin e yllit argjentinas Lionel Messi drejt skuadrës saudite Al-Hilal, në një formalitet që pret të zyrtarizohet
ARABIA SAUDITE – Ditët e fundit është raportuar se skuadra nga Arabia Suaudit, i ka ofruar sulmuesit argjentinas një pagë prej 600 milionë euro në vit, madje një gjë të tillë e konsiderojnë si punë të mbaruar, që pret vetëm të zyrtarizohet.
Presidenti i klubit të Al-Hilal, Fahd Bin Saad Bin Nafel, ka folur për herë të parë në lidhje me trasferimin e yllit argjentinas, Leo Messi, duke thënë: “Mos më pyesni për Messin, nuk kam çfarë të them. Nëse del diçka zyrtare, do ta mësoni nga zyra e shtypit”.