Sipas “Sun”, presidenti i Tottenhamit, Daniel Levy, do ta takojë dhe qetësojë Antonio Conten sa më shpejt të jetë e mundur: pasi ai është trajneri i duhur për ekipin e tij.
Fjalët e trajnerit italian pas humbjes ndaj Burnleyt, e kanë shqetësuar aq shumë, sa pritet të planifikojë një takim ballë për ballë në orët e ardhshme.
Te Spurs nuk ka dyshim se Antonio Conte është pika fikse, nga e cila mund të rifillojë klubin londinez. Megjithatë, ekziston frika se trajneri italian është i bindur se nuk ka një ekip në përputhje me ambiciet e tij dhe se është i gatshëm të largohet.
Tottenham është rikthyer nga katër humbjet në pesë ndeshjet e fundit të Premier League, një bilanc katastrofik. Për ironi, fitorja e vetme erdhi në transfertë ndaj skuadrës që po dominon ligën angleze: Manchester City.
Përshtypja është se Conte e gjen veten, për herë të parë në karrierën e tij, duke menaxhuar një grup lojtarësh të paaftë për të luftuar në nivelet më të larta. Drejtuesit e skuadrës së Londrës, megjithatë nuk dëshirojnë ta lënë atë të shkojë dhe këtë do ta përsërisë me forcë në orët në vijim.





