“Papë, a je heretik?” kjo është fraza që një prift i tha Papa Françeskut teksa ai ishte duke vizituar Kryedioqezën e Athinës. Lifo.gr shkruan se prifti e bërtiti frazën tre herë ndërsa Papa Françesku mbërriti për t’u takuar me Kryepeshkopin Jeronim.
Papa Françesku dhe Kryepeshkopi Jerome rinovuan gjatë takimit të tyre premtimin për të kapërcyer mosbesimin dhe rivalitetin shekullor mes dy kishave. Kryepeshkopi Jerome e priti homologun e tij nga Kisha Katolike me një ndjenjë nderi dhe vëllazërie.
Vizita e Papa Françeskut në Greqi vjen 20 vjet pasi Shën Gjon Pali II bëri vizitën e parë të tillë pas Skizmës së Madhe dhe shfrytëzoi rastin për të kërkuar falje për mëkatet e kryera nga katolikët ndaj ortodoksëve në shekuj.
Papa Françesku rinovoi faljen e tij të shtunën përpara Jeronimit dhe priftërinjve të tjerë ortodoksë, duke thënë se i vinte turp për veprimet e katolikëve, të cilët, për shkak të “etjes së tyre për avantazhe dhe pushtet, e kishin dobësuar rëndë shoqërinë tonë”. Nga ana e tij, Kryepeshkopi Jerome i tha Papa Françeskut se ai ndan vizionin e tij për ndërtimin e lidhjeve të forta për të trajtuar sfidat globale si kriza e migracionit dhe ndryshimet klimatike.





