Prigozhin përcillet në “banesën e fundit”

0

Yevgeny Prigozhin është përcjellë ditën e sotme në “banesën e fundit”

Varrimi i ish-liderit të grupit mercenar Wagner është bërë në një ceremoni private në një varrezë periferike të Shën Petersburgut.

Ka qenë kompania e kreut të Wagner, “Concord” e cila ka bërë të ditur lajmin për mediat.

Në njoftim shkruhet se kushdo që do të bëjë homazhet është i lirë të vizitojë varrezat Porokhovskoe në Shën Petersburg.

Prigozhin humbi jetën në një aksident të dyshimtë avioni dhe menjëherë pas vdekjes së tij, shumë “gishta” u drejtuan nga Putin.

Prigozhin, dikur aleat i Putinit, jo vetëm që sfidoi liderët më të lartë ushtarakë të Rusisë, por nuk iu bind një “urdhri personal” nga Putin, duke paraqitur kështu kërcënimin më serioz për sundimin e tij 23-vjeçar, gjë e cila solli dhe arratisjen e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu