Kjo e diel për Partinë Demokratike do jetë një ditë e gjatë pune pasi anëtarët dhe simpatizëntët do të zgjedhin me votë kandidatët, që do garojnë për zgjedhjet vendore të 14 majit.
Qendrat e votimit do të hapen në orën 08:00 dhe do të mbyllen në orën 18:00. Kryetari i kësaj force politike Sali Berisha ka ftuar anëtarët dhe simpatizantët që të marrin pjesë në këtë proces, të cilin e konsideron historik dhe hapje të plotë të Partisë Demokratike.
Sipas Berishës, PD-ja është kthyer sot në një forcë politike, ku në bazë të saj është gara e ndershme përmes votës së lirë.
Kandidatët që do të dalin fitues nga ky proces më pas do t’i hyjnë sfidës për zgjedhjet vendore të 14 majit. Përtej kësaj, kandidatët, të cilat kanë marrë më shumë vëmendje janë ato të Tiranë ku në garë janë 7 emra të njohur që vijnë nga fusha e politikës, mjekësisë, artit etj.