Duka i Kembrixhit, Princi William ka folur së fundmi për ditën kur këndoi me Taylor Swift dhe Jon Bon Jovi. Ka qenë nëntori i vitit 2013 dhe siç ka treguar ai, është ndjerë i “hipnotizuar” dhe në siklet. Ai po merrte pjesë në një ngjarje bamirësie në Kensington Palace. Jon Bon Jovi filloi të luante Livin’ on a Prayer dhe i kërkoi familjes mbretërore të dilte dhe të këndonte. Por u desh Taylor, e cila ishte ulur pranë Princit William, për ta ngjitur atë në skenë.
“Pasi Jon [Bon Jovi] bën këngën e tij të parë, ka një pauzë dhe ajo kthehet nga unë. Ajo më vendos dorën në krahun tim, më shikon në sy dhe më thotë, ‘Hajde, William. Le të shkojmë të këndojmë.”, rrëfeu William, teksa shtoi se, u ndje në siklet ndërsa po përpiqej të kujtonte tekstin.
“Sinqerisht, nëse Taylor të shikon, të merr për dore dhe të thotë “Eja me mua” … Epo, u ngrita si një qenush dhe mendova “Po, OK, duket një ide e mrekullueshme, do të të ndjek. Ndihesha si një mjellmë, duke u përpjekur të mbaja qetësinë, por brenda këmbët më dridheshin”, tha ai.
Ndërkohë, në këtë intervistë të tij të veçantë, Duka ka folur edhe për këngët e tij të preferuara, si dhe për xhirot me makinë që ai bënte së bashku me të ëmën, Princeshën Diana dhe të vëllanë, Harry.
Marrë nga CNN